Historia e Pasta Livia

“Gjithçka nisi në restorantin ku punoja me një njoftim nga furnitori i pastave: ‘Nuk do ketë furnizim për sot.’ Pa shumë zgjedhje, vendosa të bëj vetë pastat. Ditët kalonin me po të njëjtin njoftim, dhe me mua që po kuptoja se kjo nuk ishte thjesht një zgjidhje e momentit, por një pasion i ri që po lindte.
Nga ai moment, misioni im u bë i qartë:
të krijoja pastat më të mira, të freskëta, çdo ditë.”
Durim Shahinas
Themelues i Pasta Livia
Lindur si Pasion
Gjithçka nisi në kuzhinën e vogël të shtëpisë, ku Durimi, së bashku me nënën dhe vëllain e tij, nisën të jetësonin këtë pasion të ri të prodhimit të pastave të freskëta, artizanale, plotësisht organike. Ky ishte veç esperiment, derisa nisën porositë e para…

Punishtja e parë
Shtimi i porosive lindi nevojën për një ambient, një punishte, një vend më të madh se kuzhina e vogël e shtëpisë, por jo më tepër se 20m2.
Ishin punishtja e parë, makineria e parë e pastave, punëtorja e parë artizane që nisën themelet e vërteta të Pastave tona, fillimisht nën emrin Makbel, ose Makarona të Bukura.

Pastat e Freskëta
Mes Shefave dhe profesionistëve të industrisë filluan të përhapen fjalë: "Durimi prodhon pasta të freskëta." - çdo restorant ku shërbehen pjata cilësore ka ndër përbërësit bazë Pastat e Freskëta.
Kjo ishte pika edhe pika më e fortë e Makbel.
Të Freskëta - Cilësore - Artizanale.

Një punishte më e madhe
Më shumë Klientë, do të thotë më shumë Pasta, dhe më shumë Pasta do të thotë Punishte më e Madhe…
Zhvendosja në një punishte më të madhe ishte një sfidë emocionuese dhe një mundësi për të eksperimentuar akoma më shumë. U shtuan llojet e pastave, u rrit numri i artizanëve, dhe teknologjia e re u bë pjesë e përvojës së tyre artizanale.

Pasta Livia
Me lindjen e Livias, vogëlushes së Durimit, u vendos të ndryshohej edhe emri i pastarisë, në diçka që realisht lidhej me dashurinë, përkushtimin, dhe rritjen eksponenciale, ashtu sikur rritja e një fëmije.
Pasta Livia, nisi një histori të re suksesi!

Fantazi dhe Bashkëpunime
Ndërsa prodhimi vazhdonte, imagjinata për pasta të reja nuk kishte kufij. Një pjesë e energjisë u përqëndruan në krijimin e recetave dhe kërkimin e makinerive të përshtatshme për prodhimin artizanal.
Bashkëpunimet me shefat më të njohur u bënë një burim frymëzimi, partneritete që kontribuan në zgjerimin e varietetit dhe inovacionit në produktet e Pasta Livia.

Punishte gjigande
Rritja e kërkesave dhe bashkëpunimet me restorantet kryesore të vendit çuan në hapjen e një punishteje shumë më të madhe, prej 20.000m2.
Magazinat u organizuan sipas kategorive të lëndëve të para, ndërsa "Laboratori i Pastave" u bë zemra e prodhimit. Më shumë sasi pastash dhe më shumë varietete, gjithmonë duke ruajtur freskinë dhe cilësinë e Pasta Livia.

10 vite Pasta Livia
10 vjet pas fillimeve të thjeshta, Pasta Livia vazhdon të zgjerohet, duke mbajtur gjallë të njëjtin pasion për krijimin e pastave të freskëta.
Ndërsa kompania vazhdon të kërkojë mënyra për inovacion dhe përmirësim, një gjë mbetet e pandryshuar: çdo gjë bëhet me dashuri dhe përkushtim. Që nga receta e parë në kuzhinën e shtëpisë, deri te punishja gjigande sot, me prodhim 200 Ton pasta në vit, Pasta Livia vazhdon të përforcojë misionin e saj:
Pasta të Freskëta - Cilësore - Artizanale.

Laboratori i Pastave
Vlerat e një paste të mirë qëndrojnë në çdo hap të prodhimit të saj, nga brumi e deri te paketimi! - Proceset tona janë Autentike…
