Paccheri të Freskëta me Kungull dhe Karkaleca


Paccheri është një nga format më ekspresive të pastës në traditën italiane. Forma e saj e gjerë, tubolare kap salcat dhepërbërësit e detit, duke sjellë shije në çdo kafshatë. Këtu, paccheri-t e freskëta të Pasta Livia kombinohen me karkaleca, kungulleshka dhe borzilok të freskët për të krijuar një pjatë që përmbledh aromat e verës. E thjeshtë për t’u përgatitur, por mjaft elegante për çdo rast, kjo pjatë është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë kuzhinën italiane në tryezën tuaj.
E thjeshtë, e freskët dhe e ndërtuar mbi përbërës cilësorë, pikërisht ajo që kërkon një kuzhinë profesionale.
Cilësime
Porcione: 1
Përgatitja: 5 minuta
Gatimi: 10 minuta
Vështirësia: E lehtë
Përbërësit
- Paccheri të freskëta: 80 g
- Karkaleca: 40 g
- Kungulleshka: 40 g
- Domate e prerë ne mënyrë Concassé: 15g
- Borzilok i freskët: 1 g
- Hudhër: 2 g
- Vaj ulliri ekstra i virgjër: 10 g
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Mënyra e Përgatitjes
- Vendosni një tenxhere me ujë të bollshëm dhe të kripur të vlojë. Gatuani paccheri-t derisa të jenë al dente. Ruani një filxhan nga uji i zierjes para se t’i kulloni.
- Nxeh tiganin dhe pastaj hedhim vajin e ullirit. Hedhim kungullin e kavardisur për 1 minutë.
- Shtojmë hudhrën dhe sapo të marë ngjyrë i shtojmë lëngun e perimeve
- Më pas shtojmë paccheri-n al dente, e kavardisim mirë për 1 minute dhe së fundmi ndërkohë që i përziejmë që të lidhet salca, i shtojmë karkalecat, domatet concassé dhe borzilokun e freskët sipër dhe shërbejeni menjëherë.
Shënimi i Shefit
Për një rezultat edhe më aromatik, përdorni borzilok të freskët të shtuar vetëm në fund të gatimit. Kjo ruan aromën dhe freskinë e tij natyrale, duke idhënë pjatës karakterin e plotë veror.


.jpeg)
.webp)






.jpeg)
