Spaghetti me Salcë Domate, Domate Arrosto dhe Borzilok të Freskët


Sot sjellim një recetë që flet gjuhën e thjeshtësisë italiane, spageti me salcë domateje të pasur, domate arrosto që thellojnë shijen, dhe borzilok të freskët që sjell aromën e verës në çdo kafshatë. Spaghetti Pasta Livia, me teksturën e saj autentike dhe zierjen e përsosur, bëhet baza perfekte për këtë pjatë klasike që nuk të lodh kurrë.
Një recetë e sinqertë, e ndërtuar mbi produkte cilësore, ashtu siç e do tradita italiane.
PËRBËRËSIT
Për 1 person
- 80 g Spaghetti Pasta Livia
- 100 g pelatti
- 10 g qepë
- 10 g selino
- 10 g karotë
- 15 g domate arrosto
- 15 ml vaj ulliri extra i virgjër
- Kripë, sa duhet
- Sheqer, sa duhet
- Borzilok i freskët, sa duhet
PËRGATITJA
Baza e salcës
Në një tigan me nxehtësi mesatare, ngrohni vajin e ullirit. Shtoni qepën, selinon dhe karotën të prera hollë dhe skuqini lehtë derisa të zbuten pa marrë ngjyrë. Shtoni pelattin, rregulloni me kripë dhe një majë sheqer për të balancuar aciditetin. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta derisa salca të trashet dhe të përqendrohet.
Domate arrosto
Nëse domatet arrosto nuk janë përgatitur paraprakisht, vendosini në furrë me pak vaj ulliri, kripë dhe borzilok në 180°C për 20–25 minuta derisa të karamelizojnë lehtë. I shtoni në salcë 5 minuta para fundit të zierjes për të thelluar shijen.
Zierja e spaghetti
Ziejini spaghettit në ujë të bollshëm me kripë sipas kohës së treguar në paketim. Kullojini al dente dhe shtojini direkt në tigan me salcën. Përziejini mirë mbi zjarr të ulët për 1–2 minuta që pasta të thithë shijen e salcës.
Servirja
Vendosni spaghettit në pjatë, dekoroni me gjethe borziloku të freskët dhe një pikë vaj ulliri extra të virgjër. Shërbejeni menjëherë.
Thjeshtësia e duhur, cilësia e duhur, kjo është filozofia që bashkon traditën italiane me çdo tryezë profesionale.






.webp)
.webp)

