Ravioli Rikota & Spinaq me Guanciale, Krem Bizele dhe Fondutë Grana 24 Muajsh

.webp)
Sot sjellim një recetë që bashkon traditën italiane meelegancën e gatimit modern. Ravioli Rikota & Spinaq nga Pasta Livia, membushjen e tyre të butë dhe të balancuar, shoqërohen me guanciale krokante,krem bizele të freskët dhe një fondutë të pasur Grana 24 muajsh.
Një kombinim i menduar për të nxjerrë në pah cilësinë epastës artizanale dhe për të krijuar një përvojë autentike në çdo tryezë.
Përbërësit
Për 2 persona
200g bizele
120g pana
60g Grana 24 muajsh, e grirë
60g guanciale
40ml vaj ulliri
Përgatitja
Kremi i bizeleve
Ziejini bizelet për disa minuta derisa të zbuten.Kullojini dhe përziejini në blender derisa të krijohet një krem i lëmuar. Nëseështë e nevojshme, shtoni pak ujë nga zierja për teksturë më të butë.
Guanciale krokante
Në një tigan të thatë, skuqni guancialen derisa tëbëhet krokante dhe të lëshojë aromën e saj karakteristike. Hiqeni nga tiganidhe vendoseni mënjanë.
Fonduta Grana 24 muajsh
Ngrohni panën në temperaturë të ulët. Shtonigradualisht Grana-n e grirë duke përzier vazhdimisht derisa të shkrijë dhe tëkrijojë një salcë të lëmuar dhe kremoze.
Zierja e raviolëve
Ziejini raviolët në ujë të bollshëm me kripë për 3–4minuta, derisa të dalin në sipërfaqe. Kulloni me kujdes për të ruajtur formën etyre.
Servirja
Vendosni në pjatë një shtresë krem bizele. Shtoniraviolët sipër, spërkatni me fondutën e Grana-s dhe përfundoni me copaguanciale krokante.
Një pjatë e balancuar, elegante dhe e pasur në shije – qëmishëron përkushtimin tonë ndaj cilësisë dhe traditës së pastës artizanale.









.webp)

